Telegrafi

Të paktën 17 persona humbën jetën pas një shpërthimi në Gana

Të paktën 17 persona humbën jetën në një shpërthim të madh pranë një qyteti minerar në perëndim të Ganës, thonë zyrtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, policia thotë se një automjet që po bartte ekplozivë minierash u përplas me një motoçikletë pranë qytetit të Bogoso.

Imazhet e shpërndara nga mediet lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara.

Të paktën 59 persona pësuan lëndime, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike, tha ministri i Informacionit, Kojo Oppong Nkrumah.

Presidentja e Ganës, Nana Akufo-Addo tha se ushtria iu është bashkuar përpjekjeve emergjente për të ndihmuar në “menaxhimin e situatës”. /Telegrafi/