Të paktën 17 nxënës kanë humbur jetën shkaku i një zjarri në një konvikt shkolle në Kenia.
Numri i të vdekurve mund të rritet, njoftoi policia, duke shtuar se të paktën 13 nxënës janë djegur rëndë.
Shkaku i zjarrit natën e së enjtes në Hillside Endarasha Primary në qarkun Nyeri po hetohej, tha një zëdhënës i policisë, shkruan skynews.
Në një mesazh në platformën X, presidenti William Ruto u bëri thirrje autoriteteve “të hetojnë tërësisht këtë incident të tmerrshëm” dhe t’i dërgojnë përgjegjësit para organeve të drejtësisë.
Our thoughts are with the families of the children who have lost their lives in the fire tragedy at the Hillside Endarasha Academy in Nyeri County.
This is devastating news.
We pray for speedy recovery to the survivors.
I instruct relevant authorities to thoroughly investigate…
— William Samoei Ruto, PhD (@WilliamsRuto) September 6, 2024
AFP citoi policinë të thoshte se zjarri filloi rreth mesnatës, me flakët që përfshiu konviktin ndërsa nxënësit po flinin.
Zjarret në shkolla janë të zakonshme në shkollat e konvikteve në Kenia, ku shumë nxënës qëndrojnë sepse prindërit besojnë se u jep atyre më shumë kohë për të studiuar.
Disa zjarre janë ndezur nga nxënësit për shkak të ngarkesave të punës apo kushtet e jetesës. Në vitin 2017, dhjetë nxënës të shkollave të mesme humbën jetën nga zjarri në një shkollë në kryeqytetin Nairobi.
Në vitin 2001, 58 nxënës u vranë në një zjarr në konvikt në shkollën e mesme Kyanguli jashtë Nairobit.
Në vitin 2012, tetë nxënës u vranë në një shkollë në Homa Bay County në Kenia perëndimore. /Telegrafi/
Distressed parents at Hillside Endarasha Academy after deadly night dorm fire killed 17 pupils pic.twitter.com/VasacnUpqU
— Citizen TV Kenya (@citizentvkenya) September 6, 2024