Site icon Telegrafi

Të paktën 15 të vdekur në një aksident komunikacioni në Kaliforni

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugët ndërkombëtare amerikane.

Më shumë se 15 njerëz kanë vdekur shkaku i një aksidenti afër kufirit SHBA-Meksikë në Kaliforni.

Sipas nytimes, aksidenti ndodhi të martën në mëngjes, sipas kohës lokale.

Përplasja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit, rreth 10 milje në veri të kufirit amerikano-meksikan në qytetin Calexico dhe rreth 100 milje në lindje të San Diegos, sipas një deklarate të policisë.

Sipas drejtorit të ambulancës së qendrës lokale mjekësore El Center, rreth 27 persona ishin në fuoristradë kur ai goditi një kamion të mbushur me zhavorr në autostradë. /Telegrafi/

Exit mobile version