Site icon Telegrafi

Të paktën 15 studentë të vdekur në Spanjë nga rrokullisja e autobusit

Të paktën 15 njerëz kanë mbetur të vdekur pasi një autobus që bartte studentë universiteti është rrokullisur në orët e hershme të ditës së sotme në veri të Spanjës.

Autobusi, i cili po barte 56 pasagjerë, u aksidentua dhe u rrokullis në një autorrugë ndërmjet Valencisë dhe Barcelonës.

Jordi Jane, një zëdhënës i provincës verilindore të Katalonisë, tha se punëtorët e shërbimit emergjent janë ende duke punuar në pastrimin e mbetjeve.

Studentët e universitetit, pjesë të programit Erasmus për shkëmbim të studentëve, kishin ndjekur një festival të fishekzjarrëve në Valencia dhe po ktheheshin në Barcelonë.

Nga 43 studentë të lënduar, 30 prej tyre u dërguan menjëherë në spital.

Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë. Vozitësi, i cili i mbijetoi aksidentit, është dërguar për në stacionin lokal policor.

Exit mobile version