Një aeroplan që transportonte 100 pasagjerë u përplas në një ndërtesë dykatëshe gjatë fluturimit në Kazakistan, duke lënë të paktën 15 persona të vdekur, transmeton Telegrafi.
Aeroplani Bek Air po shkonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Almaty drejt kryeqytetit të vendit Nursultan kur ai humbi lartësinë rreth orës 7:22 të së premtes me kohën lokale, raportoi BBC.
Aeroplani goditi një pengesë betoni përpara se të binte në ndërtesë, thanë zyrtarët e aeroportit Almaty.
#Bekair plane crashes after take off from Almaty Airport #flight2100 #Almaty #Алматы pic.twitter.com/qx9HiKbjSn
— Hamadi Aram (@H_Aram) December 27, 2019
“Ka 15 të vdekur në vendin e përplasjes”, tha qeveria e qytetit Almaty në një deklaratë përmes kanalit të saj. Dhe 17 pacientë të tjerë po trajtoheshin në spital në një “gjendje të rëndë”.
Gjithsej 35 persona u tha se janë plagosur. Në bord kishte 95 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.
Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, aeroporti tha se nuk kishte zjarr dhe një operacion shpëtimi u zhvillua menjëherë pas rrëzimit.
Fotografitë dhe videot e rrënojave treguan aeroplanin e zbrazur të ulur në mes të rrënojave të një shtëpie me tulla.
Shkaku i përplasjes do të hetohet, thanë zyrtarët. /Telegrafi/