Telegrafi

Të paktën 14 të vdekur në një klub nate në Brazil (Video)

Të paktën 14 persona kanë vdekur pas një shkëmbimi zjarri që ka ndodhur në një festë popullore me kërcime në shesh të hapur, njoftuan autoritetet lokale braziliane.

“Mund të konfirmojmë 14 të vdekur, duke bërë të ditur se disa persona janë ende në gjendje të rëndë në spital”, njoftoi gjatë një konference shtypi Andre Costa, sekretar për sigurinë në shtetin Ceara, por pa saktësuar numrin e të plagosurve.

Web-i i së përditshmes rajonale Diario Do Nordeste citoi një burim policor ku aludohet për një larje hesapesh mes bandave rivale të trafikantëve të drogës.

“Nuk kemi ende të dhëna për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për konfrontime mes bandash rivale, ndërsa hetimi vijon ende”, pohoi sekretari për Sigurinë.

Shkëmbimi i zjarrit u regjistrua rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur një grup burrash të armatosur janë shfaqur me tre makina duke ndërprerë në mes festën në Forro do Gago, në lagjen Cajazeiras, në qendër të Fortaleza.