Të paktën 51persona dihet se kanë vdekur pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje në juglindje të Spanjës, ka njoftuar policia e atjeshme.
Vendi është goditur keq nga shirat e dendur dhe stuhi breshëri, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë rajone, transmeton Telegrafi.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe i pari i rajonit të Valencias, Carlós Mazón, tha se ishte “e pamundur” të vendosej një numër i saktë i vdekjeve në këtë fazë.
Pamjet në mediat sociale tregojnë përmbytjet që shkaktojnë kaos, shembin ura dhe twrheqin zvarrw veturat nëpër rrugë. Një video tjetër shfaq njerëzit duke u kapur pas pemëve për të shmangur mw tw keqen.
Televizionet dhe radiot thuhet se kanë pranuar qindra thirrje për ndihmë nga njerëz të bllokuar në zonat e përmbytura ose në kërkim të njerëzve të dashur, ndërsa shërbimet e urgjencës përpiqen të arrijnë disa zona.
Punonjësit e shërbimeve të urgjencës po përdorin dronë për të kërkuar të zhdukurit në komunën e Letur të prekur keq, tha zyrtari lokal Milagros Tolon për televizionin spanjoll TVE. /Telegrafi/
At least 13 people have died in flash floods affecting southeastern Spain, according to reports. The country’s weather agency declared a red alert in the eastern Valencia region yesterday, with some areas recording 200mm of rainfall | https://t.co/E7M42OiGfB pic.twitter.com/WETKL1AVQ9
— RTÉ News (@rtenews) October 30, 2024