Të paktën 13 persona janë plagosur në një sulm që po konsiderohet si terrorist pranë Tel Avivit në Izrael, sipas shërbimeve të urgjencës.
Policia izraelite tha se dy persona duke ngarë automjete të vjedhura kanë përplasur disa persona në qytetin Ra’anana, në veri të Tel Avivit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Policia e përshkroi incidentin si një sulm terrorist “përplasje me shumë makina”, në të cilin të dyshuarit ndërruan automjete tre herë.
At least 19 wounded, 8 of which are children, in a stabbing and car-ramming attack in the central Israeli city of Ra'anana: a 70 year old female in critical condition, 34 and 16 year old males in serious condition with head and limb injuries, 8 in moderate condition, 3 in mild… pic.twitter.com/IY3GUi95xp
— Hen Mazzig (@HenMazzig) January 15, 2024
Të dy thuhet se janë nga e njëjta familje në Hebron, një qytet në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe kanë hyrë ilegalisht në Izrael, tha policia.
17 people were injured in a terrorist car ramming attack in Ra'anana today.
So far 1 person has died of their injuries.
The terrorist was shot pic.twitter.com/lD1fDHiWox
— Documenting Israel (@DocumentIsrael) January 15, 2024
Të dy mbeten në paraburgim.
“Më parë sot, një sulm i shumëfishtë përplasjeje me makinë ndodhi në qytetin Ra’anana në Izraelin qendror, gjatë të cilit dy të dyshuar vodhën automjete dhe u përplasen për një numër njerëzish në vende të ndryshme”, tha Policia e Izraelit.
GRAPHIC WARNING ⚠️ Police say the suspect who stole three cars and rammed into people in Ra'anana, is a Palestinian from Hebron and has been arrested. pic.twitter.com/GEzZbwDf1X
— Hertfordshire Friends of Israel ???? (@HertfordshireI) January 15, 2024
“Burimet mjekësore bëjnë të ditur se 13 të plagosur janë evakuuar drejt spitaleve”.
“Aktualisht besohet se është një ngjarje me shumë faza në të cilën të dyshuarit kanë ndërruar automjetet tri herë”. /Telegrafi/