Të paktën 13 këshilltarë ushtarakë iranianë janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur ditët e fundit në luftimet në rajonin e Alepos në veri të Sirisë, njoftoi sot media iraniane.
Këta këshilltarë ishin anëtarë të Gardianëve të Revolucionit, deklaroi Hossein Ali Rezayi, zëdhënës i kësaj ushtrie elite, për agjencinë e medias Isna dhe Fars.
Bëhet fjalë për humbjen më të madhe të shpallur ndonjëherë nga Teherani që prej angazhimit të tij në konfliktin sirian në krahë të trupave të presidentit sirian, Bashar al Asad.