Site icon Telegrafi

Të paktën 129 të vrarë gjatë një përpjekjeje për të ikur nga një burg në Kongo

Mbi 120 njerëz kanë mbetur të vdekur gjatë një përpjekje për t’u arratisur nga burgu më i madh në Republikën Demokratike të Kongos.

Të burgosurit u përpoqën të ikin nga burgu qendror “Makala” në kryeqytetin Kinshasa, tha Ministri i Brendshëm, Jacquemain Shabani Lukoo Bihango.

“Të paktën 129 persona kanë vdekur, 24 prej tyre pas të shtënave me armë zjarri. Të tjerët vdiqën nga përplasjet, asfiksia dhe disa gra u përdhunuan”, tha Bihango. Ai shtoi se 59 persona po marrin kujdes mjekësor.

Një banor i Kinshasës, Daddi Soso, i tha Agence France-Presse se të shtënat u dëgjuan për disa orë gjatë incidentit dhe se më vonë ai pa automjetet e sigurisë duke tërhequr trupat e pajetë nga vendi i ngjarjes.

Një seri videosh grafike që qarkullojnë në mediat sociale – të pa verifikuara nga CNN – treguan dhjetëra kufoma të gjakosura në tokë.

Dëme të shumta në disa ndërtesa burgu u panë gjithashtu në videon e ministrisë së brendshme. Një vrimë e madhe shfaqet në një mur të jashtëm, ku duket se janë hequr tullat ndërsa muret e ndërtesave të tjera janë të nxi shkaku i zjarreve.

Videoja e filmuar brenda burgut tregonte disa dhoma të plaçkitura, mobilie të djegura dhe letra të shpërndara në dysheme.

Më shumë se 12 mijë të burgosur, kryesisht të paraburgosur, gjenden në burgun Makala përpara tentativës për të dalë nga burgu, edhe pse objekti kishte kapacitete vetëm për 1500 persona, sipas një raporti të fundit të Amnesty International, i cili theksoi edhe kushtet “e tmerrshme” në objekt.

Ndryshe, në vitin 2020, një grup rebel i lidhur me ISIS-in mori përgjegjësinë për një arratisje nga burgu që liroi gati 1000 të burgosur nga një burg në Beni, në verilindje të DRC. Të paktën 11 persona, përfshirë personelin e sigurisë, u vranë në atë sulm. /Telegrafi/

Exit mobile version