Site icon Telegrafi

Të paktën 12 persona janë lënduar pasi dy trena janë përplasur në një tunel afër Salisbury, Angli

Dy trena pasagjerësh janë përplasur dhe të paktën një ka dalë nga shinat pas një incidenti pranë një kryqëzimi hekurudhor në Wiltshire.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ekuipazhet e urgjencës nxituan në vendngjarje në tunelin Fisherton midis Andover dhe Salisbury pas përplasjes rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme.

Së paku 12 pasagjerë besohet se janë lënduar në incident ndërkohë që raportohet gjithashtu se një nga drejtuesit e trenave është bllokuar brenda kabinës.

Shumë njerëz u plagosën në aksident, por Policia Britanike e Transportit tha se ishin ‘mirënjohës’ që askush nuk kishte vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version