Telegrafi

Të paktën 11 të vdekur dhe më shumë se 150 të zhdukur nga shembja e ndërtesës në Miami

Punëtorët e shpëtimit në Florida po kërkojnë për një “mrekulli” për gjetjen e ndonjë të mbiejtuari nën rrënojat e një ndërtese apartamenti në Miami e cila u shemb pesë ditë më parë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Shefi i Shpëtimit nga Zjarri në Miami-Dade, Andy Alvarez, tha se një “përpjekje e furishme” ishte duke u zhvilluar për të arritur ndonjë zonë me ajër, ku njerëzit mund të kenë mbijetuar.

Askush nuk u nxor i gjallë nga zona që nga e enjtja, dita kur u shemb ndërtesa në Surfside, në veri të Miamit.

Bëhet e ditur së të paktën 11 njerëz kanë humbur jetën.

Më shumë se 150 njerëz raportohen ende të zhdukur, dhe zyrtarët thonë se ata nuk pranojnë të humbin shpresën. /Telegrafi/