Krahas të qenit e dashur te fansat e saj për muzikën që bën, Eni Koçi është edhe një femër atraktive.
Këngëtarja nga Shqipëria shpesh bën sete fotografike që marrin pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj.
Këtë herë, ajo ka ardhur me një imazh, në të cilin ka pozuar me një fustan të zi, të hapur në pjesën e dekoltesë dhe në pjesën e përparme të këmbëve.
“Nuk jam e çuditshme… Jam edicion i limituar”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Ndryshe në ditët e fundit është përfolur për një lidhje të spekuluar ndërmjet Enit dhe Xherdan Shaqirit që ka mbetur në suaza të thashethemeve. /Telegrafi/