Site icon Telegrafi

Të pakënaqurit e OBRM-PDUKM-së formojnë fraksion zyrtar (Video)

FRODEM dhe nisma e brendshme e OBRM-PDUKM-së për reformimin e kësaj partie politike kanë marrë vendim që nga sot të veprojnë së bashku dhe si fraksion i OBRM-PDUKM-së.

Ata thonë se qëllimi i tyre ishte që të ndihmojnë partinë të bëhet opozitë e vërtetë, e jo fiktive, dhe ta kthejnë partinë në një parti bashkim kombëtar e qytetar maqedonas.

Sipas tyre, kjo udhëheqje e imponuar në parti është mbulim i funksionarëve të mëhershëm partiak, pa dallim aktrimi publik për ndonjë reformë demokratike në parti.

Nga ky fraksion kërkojnë që kryetari Hristijan Mickoski të ndërmerr ndryshime statutore, dhe të mos trajtohen si parti tjetër, por do të veprojnë si fraksion zyrtar i OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version