Telegrafi

Të pakënaqur me policinë, banorët vendosin të luftojnë krimin – me sëpatë shkatërrojnë veturat e bandave në rrugë (Video)

Banorët e maskuar po patrullojnë në rrugë me shkopinj bejsbolli pasi ankohen se policia nuk ka arritur të luftojë krimin në zonën e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për banorët e Blackrod, pranë Boltonit, Greater Mançester, të cilët kanë paralajmëruar kriminelët se po ‘luajnë me njerëzit e gabuar’ mes raporteve se tregtarë të drogës dhe vjedhës të makinave po ballafaqohen në rrugë.

Madje një banor ka postuar edhe një video në internet të një njeriu të maskuar duke sulmuar një makinë të dyshuar të tregtarit të drogës me një sëpatë.

Veç kësaj, ai e çon në ajër atë me pirunar dhe e lëshon atë në tokë.

Këta banorë nuk janë të vetmit qytetarë që marrin luftën kundër krimit në duart e tyre, me vullnetarë që patrullojnë rrugëve edhe të zonave të tjera në një përpjekje për të penguar bandat. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=vCqkoZ_FoCM