Gazeta malazeze ”Pobjeda” bën të ditur se Kisha Autoqefale e Maqedonisë (KAM) dhe Kisha Autoqefale e Serbisë (KAS) kanë vendosur marrëdhënie relative korrekte dhe janë në rrugë të mirë të bashkëpunimi, që do të mundësonte autoqefalinë e KAM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj gazete, kjo vërtetohet nga prania e mitropolitit të rajonit Dibër-Kërçovë, të KAM-së, Timotej, në ceremoninë e mëhershme të hapjes solemne të Tempullit të Shën Jovan Vlladimirit në Bar.
Nënkryetari i këshillit mitropolitan të Kishës Autoqefale të Malit të zi (KAMZ), Stevo Vuçiniq thotë për ”Pobjeda” se prania e mitropolitit Timotej nga KAM-i në Bar, paraqet akt politik me të cilin KAM-i tregon vullnet për hyrje në shoqërinë liturgjike me KAS-in.
Gjithnjë sipas gazetës ”Pobjeda”, në ceremoninë e shenjtërimit të Temuppit të Shën Jovan Vlladimirit në Bar, ka marrë pjesë edhe peshkopi i mëhershëm i KAM-it, e tani i KAS-it, Jovan Vranishkovski./Telegrafi/