Të liruarit nga akuza në rastin e Kumanovës akoma nuk janë liruar nga paraburgimi. Arsye për këtë është vonesa e përpilimit të vendimit të gjykatës.
Besnik Bajrami, Besnik Ajdini, dhe Fazli Osmani vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në burgun e Shutkës. Deri më tani prokuroria publike nuk është ankuar për vendimin e gjykatës që të lirojë këto të akuzuar për mungesë provash.
Ndërsa i akuzuari Ibrahim Murtezani ka qenë dhe mbetet në paraburgim shtëpiak deri në përpilimin e vendimit përfundimtar të gjykatës.
Ndryshe, tetë të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuan me gjithsej 746 vjet burg.