Telegrafi

Të pafajshëm dhe pranuan të qëndrojnë 60 ditë në burg – e kjo nuk dihej nga të tjerët (Video)

Sekreti i të burgosurve ishte mbajtur larg nga rojet dhe të burgosurit e burgut në Jeffersonville, transmeton Telegrafi.

Edhe pse njëri nga lojtarët u nxor nga loja për shkak se kishte goditur shokun, producenti i emisionit dhe sherifi i Qarkut, Jamey Noel, tha se ia kishte vlejtur për të rrezikuar.

“Ne kemi kërkuar që të krijojmë një shfaqje që me të vërtetë tregon se çfarë është jeta në burg, nga pikëpamja e atyre që kurrë nuk kanë shkelur ligjin”, ka thënë Gregory Henry, producent ekzekutiv i shtëpisë televizive Lucky 8 TV.

Siç raportojnë mediat e huaja, të gjithë kishin “arsyet” e tyre se pse ishin futur brenda. /Telegrafi/