Ministria e punëve të brendshme (MPB) njofton se do të ngritë padi penale ndaj Stevçe Jakimovskit, kryetar i Opcionit Qytetar Maqedonas (OQM), për veprën penale ”Pengim ose parandalim të mbledhjes publike”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të policisë, Jakimovski dhe A. T, kanë organizuar mbledhje qytetarësh para Gjykatës Kushtetuese, me qëllim pengimin e mbajtjes së një proteste paqësore të paralajmëruar nga platforma qytetare ”Hajde”.
Ndryshe, Jakimovski e paralajmëroi kundër protestën me qëllim të, siç paralajmëroi, mbrojtjen e institucioneve vendore në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare./Telegrafi/