Ministresha për punë dhe politika sociale, Frosina Tashevska – Remenski ka paralajmëruar padi penale kundër zëvendësit të saj, Dime Spasov dhe kundër Vllado Popovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Padia ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ndërkaq Remenski do të dorëzojë kërkesë te prokurori shtetëror, që të shqyrtojë situatën.
Ajo u bëri thirrje Spasovit dhe Popovskit që të japin dorëheqje. Njiherit ministresha deklaroi se ”me vendim të Qeverisë, në vitin 2015, katër vetura të MPPS-së i janë dhënë Agjencisë për punësim, pa ndonjë kompenzim, që do të thotë se askush nga kjo ministri nuk ka mundur që t’i shfryrëzojë. Marrëveshje e re, sipas të cilës, Popovski ia ka dhënë veturën Spasovit, nuk ekziston dhe se për një gjë të këtillë nuk ka patur vendim nga Qeveria”.
Remenski sqaroi se veturat e Agjencisë së punësimit mund të jepen vetëm për të punësuarit në këtë institucion./Telegrafi/