Site icon Telegrafi

Do të ofrohen kredi të volitshme për vetëpunësim në Maqedoni

AIM bën të ditur se në Agjencinë e Punësimit do të promovohet sot fillimi i zbatimit të projektit të vetëpunësimit përmes kreditimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për masë punësimi për personat e papunë që kërkojnë punësim dhe që dëshirojnë të fillojnë afarizmin e tyre. Këtyre personave do t’u mundësohet kredi e volitshme dhe do të hapen vende pune në sferën e bujqësisë, tregtisë, industrisë së përpunimit, ndërtimtarisë, veprimtarive shërbyese, etj.

Detaje për projektin do të jepen nga drejtori i Agjencisë, Vllatko Poposki./Telegrafi/

Exit mobile version