Site icon Telegrafi

Te një banor i Vinicës janë gjetur 14 kg marihuanë (Foto)

Stacioni policor Vinicë dje ngriti padi penale kundër Z.I (59) nga Vinica për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryerës i veprës penale ‘prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së banorit në Vinicë janë gjetur mbi 14 kg marihuanë dhe artefakte për të cilat më vonë është konfirmuar se nuk kanë vlerë historike.

Sendet e marra janë dërguar për ekspertizë dhe u konstatua se bima është marihuanë në neto masë prej 14.31 kg, megjithatë për artefaktet e marra me ekspertizë në ISH Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë është konfirmuar se sendet nuk janë vepra me trashëgimi historike dhe nuk kanë vlerë historike, gjegjësisht bëhet fjalë falsifikim. /Telegrafi/

Exit mobile version