Site icon Telegrafi

A do të nisë viti i ri shkollor më 14 shtator, ministria pret rekomandim nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor janë bërë, mirëpo presin rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrin vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ne presim, meqenëse ne jemi të përgatitur, edhe siç e dini ligji antiCOVID, MSH-ja dhe IKSHPK-ja kanë disa kompetenca shtesë, presim rekomandimin e tyre për të nxjerrë ne vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor”, u shpreh Likaj, gjatë vizitës së tij në disa shkolla në Shtime, transmeton Telegrafi.

Kurse kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj tha se janë të gatshëm të fillojnë mësimin me 14 shtator, por se për këtë vendos IKSHPK në bazë të situatës epidemiologjike.

Ai ka shtuar se në shkolla është shtuar mobilizimi, janë siguruar mjetet për dezinfektim, janë marrë masat e distancës në mes bankave.

Jasharaj shtoi se SBASHK-u do të jetë në mbështetje të MASH-it. /Telegrafi/

Exit mobile version