Me xhaketën e saj me jakë dhe atlete të bardha, Kidman zgjodhi një palë xhinse të gjera shumë të përthyera nga fundi
Nëse jeni një nga ato vajza që vishni xhinse në përditshmërinë tuaj dhe në çfarëdo eventi që merrni pjesë, me siguri e kuptoni se lufta për të gjetur palën e përsosur është e vërtetë.
Ju dëshironi që ato të jenë të rehatshme dhe jo shumë të ngushta, po as shumë të gjata, të shkurtra apo të gjera. Shumë preferojnë të kenë dhe një palë që janë mjaft e gjithanshme për t’u veshur disa herë.
Është e qartë se ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh, por Nicole Kidman sapo ka veshur stilin që mendojmë se janë xhinset e përkryera shumëfunksionale për ju.
Kidman u fotografua ditë më parë e veshur elegante por dhe komode, gati për një fluturim të gjatë. Me xhaketën e saj me jakë dhe atlete të bardha, Kidman zgjodhi një palë xhinse të gjera shumë të përthyera nga fundi.
Ky trend xhinsi është një zgjedhje e shkëlqyer, pasi mund t’i vishni të përthyera ose jo, sipas dëshirës, për një pamje krejtësisht ndryshe. Duke qenë se i ka stiluar me atlete, zgjedhja e Kidman për t’i veshur të përthyera ishte e zgjuar.
Nëse jeni duke kërkuar për xhinset e përkryera për udhëtimet tuaja të ardhshme, shikoni dhe këto modele të ngjashme me ato të Kidman, për blerjen tuaj të radhës.