Kryetari i komunës së Novosellës, zjarrfikësit dhe civilët, të cilët janë ngujuar nga zjarri në malin Ograzhden dhe i cili përmes fjalimit dramatik përmes Facebook kërkoi ndihmë, pak më parë janë a]evakuuar me helikopterë slloven.
Lajmin e kanë bërë të ditur zjarrfikësit e Strumicës me një video ku shihet duke u nisur drejt helikopterit.
Disa zjarrfikës nga NJTZ Strumicë, së bashku me kryetarin e Novosellës, Gjorgje Bozhinov dhe civilë janë ngujuar nga stuhia e zjarrit mbi fshatin Badilen në një radius prej 500 metrash.