Kosova do duhej ndërronte qasjen e dialogut me Serbinë dhe të përdorte edhe kartën për tërheqje nga dialogu – nëse kjo është e nevojshme.
Pala kosovare duhet të vë kushte për dialogun me Serbinë, të imponojë pika në agjendën e bisedimeve dhe madje në raste ekstreme edhe të tërhiqet nga dialogu krejt, vlerësojnë njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analistë politikë, të cilët ritheksojnë nevojën e ndërrimit të formatit dhe kastës dialoguese nga ana e Kosovës.
Sipas tyre, nuk është BE-ja ajo që duhet të japë vërejtje kur njëra palë nuk tregohet konstruktive, por janë palët dialoguese ato që duhet formulojnë kërkesat favorizuese për vendet e tyre.
Problemi kryesor i krejt procesit dialogues me Serbinë, theksojnë ata, është se njerëzit që kanë përfaqësuar Kosovën kanë qenë gjithmonë të papërgatitur, andaj edhe nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në dobi të Kosovës. /GazetaTribuna/