Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, njoftoi ndërtimin e banesave sociale në disa komuna në të gjithë Maqedoninë.
“Për këtë vit, ne kemi rënë dakord mbi dinamikën për ndërtimin e katër ndërtesave të reja në Pehçev, Dibër, Saraj dhe Koçan”. tha Boçvarski.
Ndërtesat e banimit të destinuara për kategoritë e cenueshme të qytetarëve do t’i kushtojnë shtetit 134 milion denarë.
“Aktualisht, 574 banesa janë duke u ndërtuar në mënyrë aktive në shtatë komuna, Probishtip 48, Negotin 62, Vinicë 36, Sveti Nikollë 48, Butel 312, Demir Kapi 16 dhe Gjevgjeli 52 banesa”, tha Boçvarski.
Përveç këtyre komunave, një ndërtesë me 29 banesa pritet të fillojë në Veles./Telegrafi/