Ndërkombëtarët jane duke kërkuar rikonfigurim substancial të Qeverisë e me këtë pajtohen pothuajse plotësisht edhe dy partnerët e koalicionit PDK dhe LDK.
Merret vesh se priten ndryshime të mëdha në Qeverinë e Kosovës. Burimet e gazetës Express bëjnë me dije se ndryshimet, të kërkuara edhe nga ndërkombëtarët, do të prekin Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin për Rini Sport dhe Kulturë Kujtim Shalën, Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajramin, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavilecin, ndërkohë që është në pikëpyetje edhe emri i Ministrit të FSK-së Haki Demolli për të cilin ende nuk dihet nëse mund të largohet nga Qeveria.
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet nesër të përcaktohet për listën e ministrave që do të ndërrojë ndërkohë që brenda Partisë Demokratike të Kosovës po ashtu bëjnë me dije se janë në favor të ndryshimeve substanciale në ekzekutiv, shkruan Gazeta Express.