Telegrafi

MOST do të ndjek procesin e votimit nesër në Tearcë

Ekipe të mobilizuara të lidhjes qytetare “MOST” tanimë janë të pranishëm në Tearcë dhe po ndjekin procesin parazgjedhor. Ata kanë caktuar vëzhguesit e tyre për të ndjekur procesin e votimit dhe parregullsitë e mundshme gjatë votimit në Komunën e Tearcës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizata tjetër joqeveritare, që do të ndjek në mënyrë të organizuar procesin e votimit është edhe CIVIL. Ata gjithashtu kanë vendosur dy tenda, pët t’i informuar qytetarët për të drejtën e tyre të votës./Telegrafi/