Site icon Telegrafi

“Do të ndiqet pa pushim kushdo që është përfshirë” në sulmin kompleks të hotelit në Nairobi (Video)

Presidenti i Kenias ka premtuar të “ndjekë pa pushim” këdo që është përfshirë në sulmin kompleks të hotelit në Nairobi, duke konfirmuar raportet e mëparshme se 14 civilë kishin vdekur.

Uhuru Kenyatta tha se forcat e sigurisë vranë të katër militantët që sulmuan hotelin në qendër të kryeqytetit të vendit dhe se operacionet atje kishin përfunduar.

“Ne do të kërkojmë çdo person që është i përfshirë në financimin, planifikimin dhe ekzekutimin e këtij akti të urryer”, tha Kenyatta. “Ne do t’i ndjekim ata pa pushim kudo që të jenë”.

Një britanik dhe një amerikan janë konfirmuar në mesin e të vdekurve pas sulmit, i cili filloi pak pas orës 3 të mëngjesit të së martës, me një shpërthim në parkingun dhe pastaj një shpërthim me bombë vetëvrasëse në hyrje të hotelit.

Sulmi në kompleksin e hotelit ku gjenden edhe zyra të kompanive ndërkombëtare, ishte më i rëndi që ka goditur Kenian për shumë vite, përcjell oranews.tv.

Dyshohet se përgjegjëse për sulmin është organizata al-Shabaab, me bazë në Somalinë fqinje.

Al-Shabaab ishte përgjegjëse për një sulm në Westgate Mall të Nairobit në vitin 2013 që la të paktën 67 të vdekur.

Exit mobile version