Site icon Telegrafi

Do të ndërtohet objekt i ri për Arkivin Shtetëror të Maqedonisë

Do të ndërtohet objekt i ri për Arkivin Shtetëror të Maqedonisë. Kështu ka vendosur në seancën e sotme qeveria.

Siç njoftojnë prej atje, qeveria ka rishikuar dhe miratuar informacionin për tejkalimin e problemit me hapërsirat e zyrave dhe deponë e Arkivit Shtetëror dhe pas konsultimeve dhe analizave, ka mirataur propozim-vendimin që për këtë çështje të ndërtohet objekt i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria në seancën e sotme gjithashtu vendosi që të detyrojë Arkivin Shtetëror, që deri në realizimin e kësaj zgjidhje, të nis procedurë për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në objektin e vjetër./Telegrafi/

Exit mobile version