Nga dita e nesërme do të fillojnë punët ndërtimore dhe elektromontuese të pjesës së fundit të largpërçuesit elektrik 110 kilovoltësh, që do ta lidhë stacionet transformatore „Shkupi 1“, „Jugokrom“, dhe „Tetova1“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Largpërçuesi i ri ndërtohet me qëllim të përgjigjes ndaj nevojave në rritje për harxhuesit e energjisë elektrike të rajonit të Pollogut dhe të sigurohet furnizim i qëndrueshëm, për të gjithë shfrytëzuesit, i energjisë cilësore elektrike, për 20 vitet e ardhshme.
Investimi kap vlerën prej 3.5 milion euro dhe do ta zëvendësoj largpërçuesin e vjetër 60 vjeçar. MEPSO bën të ditur se janë marrë të gjitha masat teknike për furnizimin me energji elektrike të Tetovës, përmes Gostivarit. Punimet pritet të zgjatin deri 40 ditë pune./Telegrafi/