Gjithnjë e më shumë nga ky vit do të ketë më pak dru për ngrohje, ndërsa do të rritet shitja e peletave, briketave dhe tallashit të drurit, kështë është prononcuar në konferencën e sotshme drejtori i NP ‘Pyjet e Maqedonisë’, Zharko Karaxhoski, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Karaxhoski shtoi se po përgatitet edhe plan biznesi për ndërtim të fabrikës për peleta, e cila do të jetë pronë e ndërmarrjes.
‘Presim që në vitin 2017 të dalim me dokumente konkrete dhe me fillim të procedurave edhe për ndërtimin e fabrikës, por edhe për partneritet publik-privat për prodhimin e peletave për çka ka interes të madh’, theksoi Karaxhoski.
Sipas tij, interesi për thirrje publike për blerje të asortimenteve të drurit është i kënaqshëm, por deri më 31 maj, pritet të jetë më intensiv.
Ai u bëri thirrje subjekteve juridike të cilat kanë depo të regjistruara dhe dëshirojnë dru për shitje, të aplikojnë në ‘Pyjet e Maqedonisë’. Afati është deri më 31 mars, por duhet të plotësohen disa kushte. /Telegrafi/