Agjencioni për rini dhe sport (ARS) ka shpallur konkurs publik për zgjedhjen e një firme e cila do të merret me vendosjen e pajisjeve sportive në hapësira publike, pra në parqet nëpër tërë vendin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
E gjithë kjo bëhet me qëllim të realizimit të projektit të ri të ARS për ndërtimin e këndeve të reja urbane për sport dhe rekreacion.
Projekti do të përfshijë 20 komuna të vendit, ndërkaq ARS-ja ka siguruar rreth 40 milionë denar, kurse ndërtimi i këtyre këndeve pritet që të fillojë në vjeshtë të këtij viti.
ARS-ja planifikon edhe projekte tjera si ndërtimi i fotnes-zonave, 150 fusha ”Street Basket”, pishina të hapura dhe të mbyllura, si edhe parqe për skateboard për dashamirët e sporteve të ashtuquajtura të ”adrenalinës”. Sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimit, për këto projekte, nga buxheti i shtetit do të harxhohen rreth 650000 euro, ku kriteri kryesor është çmimi më i lirë i ofertës./Telegrafi/