Kabineti i kryetarit të Komunës së Aerodromit në Shkup, Ivica Konevski, sot njoftuan se konsulli i nderit i Federatës Ruse në Maqedoni, Sergey Samsonenko, do të investojë në fusha tenisi të reja në Komunën e Aerodromit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto fusha të reja të tenisit duhet të ndërtohen sipasi standardeve më të larta ndërkombëtare, me qëllim që ata të përdoren edhe për organizimin e ndeshjeve profesionale shtetërore dhe ndërkombëtare.
“Qendra e re e tenisit do të disponojë me katër terene të tenisit, ndërsa investimi i këtij projekti do të kushtojë mbi 2 milionë euro”, deklaroi Ratko Kapushevski – menaxher i projektit në zyrën e konsullit rus./Telegrafi/