Vitin e ardhshëm planifikohet të kompletohet parku i erës në Bogdanci. Do të instalohen edhe 4 turbina të reja, për të cilat shteti ka siguruar 18 milionë euro nga banka gjermane “KHB.
Turbinat në Bogdanci u vizituan edhe nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të cilët planifikojnë të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe të ndërtojnë park të erës në Kosovë.
Autoritetet e Maqedonisë kanë paralajmëruar turbina me erë edhe në Miravcë dhe qendër solare në Osllomej./Telegrafi/