Prej orës 12:30 deri në orën 15:30 sot do të ketë ndërprerje të komunikacionit prej 15 minutave, në rrugën Kërçovë-Ohër pas qafës malore Preskë, afër fshatit Vërbjan, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në atë periudhë ndërmarrja ndërtimore ‘Ilinden’ do të kryejë punë në rrugë me minim, informon qendra e NP ‘Rrugët e Maqedonisë’. /Telegrafi/