Site icon Telegrafi

Të ndaluarit për vozitje nën ndikimin e alkoolit, i mbetet koka mes shufrave të qelisë (Video)

Gjatë qëndrimit në një qendër ndalimi në Kinë, një 40-vjeçar e ka futur kokën në mënyrë çuditshme në mes të shufrave të qelisë.

Pas shumë përpjekjeve, gardianët ia dolën ta nxjerrin prej aty, pasi ai vetëm bërtiste dhe nuk ishte aspak bashkëpunues, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk e kam thyer ligjin, vetëm ndalova veturën për të fjetur. Nuk e di pse më arrestuan. I kam 40 vjet dhe askush nuk është sjell kaq keq me mua, deri më tani”, ka thënë ai, ndërsa vazhdonte të qante.

Mësohet se ai ishte ndaluar për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nuk dihet nëse ka shkaktuar edhe ndonjë shkelje tjetër. /Telegrafi/

https://youtu.be/C5aYU18Y0JM

Exit mobile version