Automjete që flasin me rrugën që po përshkojnë dhe me centralet e trafikut. Shtëpi me pajisje elektronike që komunikojnë me pronarin, por edhe me supermarketin, policinë dhe zjarrfikësit. Celularë-infermierë që na udhëheqin kur bëjmë ushtrime.
Jeta jonë e përditshme është që tani e dominuar nga fluksi i vazhdueshëm i të dhënave, që kompanitë prodhuese i mbledhin dhe i përpunojnë për të përmirësuar ofertën e tyre. Atëherë, përse të mos transferohet ky sistem binar dhe i përsosur i komunikimit tek kategori të tjera shërbimesh, duke filluar që nga të parët, më kompleksët dhe më të kushtueshmit e kohës sonë: administrata publike dhe legjislacioni? Tundimi është, edhe programet për ta realizuar.
Në një artikull të gjatë të botuar nga e përditshmja ‘The Guardian’, sociologu bjellorus Evgeny Morozov rendit format e shumëllojshme me të cilat teknologjia ka hyrë tashmë në marrëdhënien mes qytetarëve dhe qeverisë së tyre, si dhe paralajmëron kundër devijimeve të mundshëm që kjo tendencë ka filluar të shfaq.
Vëllai i Madh
Nuk flasim këtu për idenë e abuzuar nga Vëllai i Madh. Nxitja për përdorimin e të dhënave nuk është gjithmonë dhe vetëm ëndërr e një kontrolli total të shoqërisë, por shumë më shpesh kursimi i burimeve. Në luftën kundër kriminalitetit, polocia mund të ngrejë postblloqe në cdo qoshe të qytetit dhe të nxjerrë të gjithë agjentët e saj. Ose mund të ndjekë gjurmët elektronike të makinave dhe celularëve, të pajisë agjentët me syze për identifikimin digjital të një të dyshuari, ose të kryqëzojë të dhënat për të vendosur në duhet të ndërhyjë.
Dhe ja ku, një prej funksioneve thelbësorë të qeverisë, administrimi i drejtësisë, fillon të zhvendoset nga vlerësimi njerëzor, tek analiza matematikore. Në tualetet e restoranteve në Filipine kanë vendosur tashmë alarme që bien, nëse personi që ka përdorur shërbimet higjienikë nuk aktivizon shpërndarësin e sapunit në lavaman. Edhe matësi i të ardhruave tona bazohet mbi një ndryshim revolucionar të perspektivës, ku zyra e taksave i injoron fitimet e deklaruar nga një person, por përqëndrohet tek shpenzimet, dhe për këtë arsye kërkon që blerjet të bëhen me transaksione elektronikë, pra duke sjellë prodhim të dhënash.
Big Data
Ky proces ka lejuar disa sipërmarrës në Silicon Valley që të teorizojnë një shoqëri tërësisht të udhëhequr prej të dhënave që rrjedhin mes administratorëve dhe të administruarve. Një shoqëri në ekuilibër të përsosur, ku rregullat “bazohen mbi provat” dhe “të orientuara nga rezultatet”, për të cituar dy prej sloganeve më popullorë të eficencës kibernetike. Idetë e tyre janë përmbledhur në librin e Tim O’Reilly “Algoritmet”, një prej sipërmarrësve-profetë të luginës kaliforniane.
Tekno-statistët drejtojnë gishtin tek dy sisteme sigurie që sot funksionojnë në mënyrë të përsosur: eleminimi i spam-it nga posta elektronike dhe lufta ndaj përdorimit për mashtrime të kartave të kreditit. Të dyja funksionojnë sepse janë të bazuara mbi një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mes furnizuesit të shërbimit dhe përdoruesve. Në vend të përcaktojnë a priori se cfarë është spam dhe cfarë është mashtrim, koncepti perfeksionohet në moment me shkëmbimin e të dhënave mes të dyve. Niveli i lartë i eficencës së këtij modeli po i shtyn kompanitë e internetit që të bëjnë presione libizmi ndaj administratorëve dhe ligjvënësve, me qëllim që megadata të përdoren sa më gjerësisht (që Silicon Valley i mbledh, i analizon dhe i shet), jo vetëm për fushatat elektorale, por edhe për të caktuar linjat politike që duhen ndjekur.
Dhe ja ku policat shëndetësore nisin të ofrojnë ulje për ata që frekuentojnë palestrat dhe që bëjnë një jetë të shëndetshme, gjithmonë nëse lënë një gjurmë elektronike të veprimtarisë së tyre fizkulturore. Dhe lufta ndaj terrorizmit është shndërruar krejt papritur në një biznes 950 hekzabajtësh në vit, që kushton 4.5 miliardë dollarë në vit vetëm për shpenzimet e arkivimit. Po në këtë ndryshim perspektive, pyet Morozov, ku përfundon politika? Algoritmi në pushtet rrezikon të anulojë cdo lloj konsiderate programatike (objektiva socialë, ekuilibër mes njerëzve) në favor të një rendjeje drejt eficencës, që fsheh më shumë gracka, se sa zgjidhjet e mrekullueshme që premtohen. /il messaggero/bota.al/