Site icon Telegrafi

A do të mungojë Neymar kundër Uruguait?

Mundo Deportivo ka alarmuar fansat e Barcelonës, pasi ditën e sotme ka raportuar se Neymar është dëmtuar në kombëtaren e Brazilit.

Ylli brazilian i sulmit, gjatë stërvitjeve me kombëtaren e tij ka pësuar një dëmtim dhe është dërguar në spital, i shoqëruar edhe nga stafi mjekësor i kombëtares.

Neymar ka kryer të gjitha testet e nevojshme, ndërsa stafi mjekësor ka qetësuar Barcelonën duke deklaruar se dëmtimi i Neymarit nuk është serioz.

CFB, Konfederata Braziliane e Futbollit ka deklaruar se Neymar do të bashkohet sërish me kombëtaren e Brazilit dhe prezenca e tij përballë Uruguait nuk do të jetë në dyshim.

Exit mobile version