Në Worthing të Anglisë, një shtëpi është shkatërruar nga zjarri, pasi pronarët e kishin dekoruar bredhin me qirinj të vërtetë.
Gjyshërit në të 80-at kanë dashur t’ju tregojnë nipërve, se si festohet në mënyrën tradicionale gjermane, meqë e kanë prejardhjen nga ai vend, transmeton Telegrafi.
Por, gjatë orëve të natës, pema me stoli është ndezur duke u kthyer në një top me flakë.
“Për shkak të stolive që janë të punuara nga materiali i ndezshëm, bredhi mund të eksplodojë dhe flakët të përfshijnë tërë dhomën”, ka thënë kreu i ekipit të zjarrfikësve.
Mirëpo, gjyshërit, nipërit dhe prindërit e tyre, kanë shpëtuar të palënduar, pasi kanë dalë me shpejtësi përjashta. /Telegrafi/