Site icon Telegrafi

Të moshuarit që po prisin nga mëngjesi para “1 Tetorit”, vendosen brenda qendrës së vaksinimit

Foto: Ridvan Slivova

Të moshuarit të cilët nga mëngjesi po prisnin për tu vaksinuar në Sallën “1 Tetori”, janë lejuar të hyjnë brenda për të pritur radhën.

Teksa në mëngjes kishte tollovi, pasi shumë të moshuar kishin ardhur edhe nga qytetet tjera për tu vaksinuar, tashmë ata të cilët kanë marrë numrat janë lejuar të hyjnë brenda e të presin.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar nga qytetarët që kenë parasysh se në Prishtinë në sallën “1 Tetori” vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës në bazë të rekomandimeve konform Planit Shtetëror të vaksinimit.

Lexo po ashtu Tollovia e krijuar te salla “1 Tetori”, MSH: Qytetarët e komunave tjera nuk kanë të drejtë vaksinimi në Prishtinë

Për shkak të festës së Fitër Bajramit të enjten është ndërprerë dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç  në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Mirëpo, sot në sot në orët e hershme të mëngjesit kjo ka shkaktuar grumbullim të madh të njerëzve që duan të vaksinohen.

E për shkak të këtij interesimit të madh si dhe tollovisë së njerëzve, ka obliguar që pjesëtarë të Policisë së Kosovës të jenë prezent për të mbajt rendin. /Telegrafi/

Exit mobile version