Të moshuarit që kanë hequr kataraktin, përveç shikimit më të mirë, kanë deri në 30 për qind më pak gjasa të vuajnë nga demenca, ka treguar një studim i ri
Hulumtimi është publikuar në revistën JAMA Internal Medicine. Sipas ekspertëve, çelësi mund të jetë rivendosja e shikimit që ndodh pas operacionit.
Në studim morën pjesë 3.038 persona mbi moshën 65-vjeçare. Gjendja e tyre shëndetësore u analizua rregullisht për një periudhë 10-vjeçare pas heqjes së kataraktit.
Studiuesit kanë vënë re se dëmtimi i shikimit është një nga faktorët e rrezikut për demencën, pjesërisht pasi mund të çojë në izolim social dhe reduktim të stimulimit të njohjes konjitive.
Po ashtu, rivendosja e shikimit mund të ndihmojë në parandalimin e demencës.
Glaukoma është një gjendje që sulmon nervin optik. Katarakti është një “zonë e turbullt” që mund të zhvillohet në thjerrëzat e syrit dhe pothuajse gjithmonë shkaktohet nga ndryshimet normale në sy që vijnë me moshën.
Trajtimi i vetëm është operacioni për heqjen e thjerrëzës së “turbullt” dhe implantimin e një lente artificiale, të quajtur lente intraokulare.