Telegrafi

Të moshuarit nga Istogu që kujdesen për më shumë se një mijë dele

Istogu me rrethinë gjithmonë ka qenë i njohur për bagëtitë që janë mbajtur pothuajse në secilën familje.

Në fshatin Orroberdë të Istogut jeton çifti i 75-vjeçarëve që kujdesen për rreth një mijë dele.

Rexhep e Dyke Hakaj kanë shumëçka për të treguar për jetën e tyre në këto troje.

Në oborrin e shtëpisë ata mbajnë rreth 200 bagëti dhe disa prej tyre sapo kanë ardhur në jetë, por ata kanë edhe mbi njëmijë dele tjera që i kanë të shpërndara në kullota.

Jeta e tyre është e lidhur me delet pothuajse prej 65 viteve.

“Kam pasur 9 vjet kur ja kam nisë me dele. Pasi kam kryer klasën e katërt më nuk kam shkuar në shkollë për hatër të mixhës pasi që ai nuk ka pasur fëmijë. Në atë kohë blegtoria ka qenë më e rëndësishme se shkolla”, thotë për RTV Dukagjinin, Rexhep Hakaj.

Blegtori thotë se delet sjellin shumë begati, përcjell Telegrafi.

“Delja është dyqan. Dielli ka 9 bereqete ndërsa delja ka më shumë se aq”.

Hyke Hakaj tregon se familja e ka fejuar qysh kur ishte 5-vjeçare.

Rexhepi thotë se ka pasur shumë raste që ka mbetur i uritur derisa ka ushqyer delet.

Blegtori ankohet se brezat e rinjë nuk po e respektojnë punën e bagëtisë edhe pse sipas tij ajo sjellë shumë të mira./Telegrafi/