Sipas MPB-së, këtë problematikë më tepër e ndjejnë qytetarët e lagjeve të Shkupit, duke filluar nga Maxhari, Vollkova, Çairi dhe Çento. Nëpër këto pjesë të qytetit, s’i duket të miturit ndjejnë liri më të madhe të manovrimit të veturave, përkundër asaj se nuk disponojnë me leje për vozitje, njofton Koha.mk
Huazimi i veturës familjare pa dijeninë e prindërve në të kaluarën për personat e mitur ka nënkuptuar një sfidë të vërtet. Por, siç po zhvillohen ngjarjet, kjo fotografi nuk ka pësuar shumë ndryshime edhe në ditët e sodit. Vozitja e veturave nga ana e këtyre personave, të cilët nuk kanë as patentë shofer, paraqet bombë të vendosur nëpër akset rrugore. Zyrtarisht, brenda një viti nëpër rrugët e Maqedonisë kapen mbi 20 mijë persona të cilët vozisin pa pasur patentë shofer.
Në ndërkohë, qytetarët konfirmojnë se ende shohin fëmijë të cilët s’i të çmendur vozisin nëpër rrugë, përderisa autoritetet zyrtare sqarojnë se ky problem më shpesh paraqitet nëpër vendet rurale, atje ku patrullat policore janë të rralla, ndërsa edhe vetë komunikacioni nuk është i dendur. “Askush nuk guxon të drejtojë një automjet derisa nuk e ka dhënë provimin e patentë shoferit. Lidhur me këtë çështje, ekipet tona vazhdimisht janë në terren dhe nga dita në dita zbulojnë më shumë raste të këtilla. Ky lloj i kundërvajtjes është prezent në të gjithë territorin e vendit, pa dallim se a bëhet fjalë për fshat apo qytet.
Sipas analizave tona, çdo shofer në gjashtëmbëdhjetë të tillë që është ndaluar nga policia nuk ka poseduar patentë shofer. Nga gjithsej 306.747 kontrolle në komunikacion, vitin e kaluar, mbi 18 mijë shoferë nuk kanë pasur të dhënë provimin e lejes për vozitje, në mesin e të cilëve ka pasur shumë qytetarë të mitur”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, këtë problematikë më tepër e ndjejnë qytetarët e lagjeve të Shkupit, duke filluar nga Maxhari, Vollkova, Çairi dhe Çento. Nëpër këto pjesë të qytetit, s’i duket të miturit ndjejnë liri më të madhe të manovrimit të veturave, përkundër asaj se nuk disponojnë me leje për vozitje.
“Përreth rrugëve të lagjes sime, për çdo ditë mund të vërehet se s’i fëmijë të moshës 15 vjeçare i drejtojnë automjetet. Gati se për çdo natë kur komunikacioni zvogëlohet, këta fëmijë organizojnë madje edhe gara me vetura dhe kështu fillon çmenduria e tyre. Ky problem kërkon zgjidhje të shpejtë, për shkak se nga çasti në çast ndonjë qytetar mund të pësoj keq”, thotë Imeri, banor në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair.
Nga ana tjetër e qytetit, në lagjen Çento, qytetarët përballen me një fenomen tjetër. Siç shprehen banorët e kësaj lagjeje, problemi i tyre është se vetë prindërit ju blejnë vetura fëmijëve, me çka këta të fundit ato i vozisin nëpër mëhallët e lagjes.
“Disa javë më parë kisha një zënkë verbale me disa fëmijë të cilët s’i të çmendura vozisnin me veturat e tyre. Gjata bisedës tonë unë ju kërcënova se do t’ju tregoj prindërve të tyre për veprimet jo të hijshme, të cilat ato i bëjnë. Por, fatkeqësisht – ‘kërcënimi’ im nuk pati sukses, për arsye se brenda kohës u paraqit njëri prej prindërve të tyre dhe më tha se veturën ia ka blerë djalin të tij për ditëlindjen e 16-të”, deklaron Ahmeti, banor i Hasanbegut.
Për t’i evituar këto probleme, dy vite më parë u bënë ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, me çka personave të cilat i kanë mbushur 16 vjet, ju jepet mundësia që t’i nënshtrohen provimit për marrjen e patentë shoferit. Nga ky këndvështrim, të dhënat për personat të cilat e kanë kaluar provimin dhe numri i atyre që janë zënë pa patentë shoferë, sidomos në qytetet e Gostivarit dhe Tetovës – është shumë i ndryshëm. Sipas të dhënave jozyrtare të Këshilli republikan për siguri në komunikacion (KRSK), në dy vitet e kaluar me patentë shoferë janë pajisur rreth 50 persona të mitur. Jo zyrtarisht, 10 të mitur lejet i kanë marrë gjatë vitit 2014, përderisa 30 apo 40 tjerë patentë shoferin e kanë marrë gjatë vitit 2015.
Në mesin e kushteve të cilat duhet t’i plotësojnë këta persona, hynë edhe pajtimi i prindërit, dhënia e mendimit nga ana e shkollës, s’i dhe realizimi i mbi 100 për qind më shumë orë praktike. Duke u nisur se kohëve të fundit janë shpeshtuar dasmat, matura dhe ahengjet e ndryshme, KRSK ka realizuar një fushatë të titulluar “ Nuk je frajer nëse vdes në mature”.
“Kjo fushatë u tregua efektive, për shkak se nëse i analizojmë statistikat e vitit të kaluar, mbi 40 për qind janë ulur aksidentet tragjike në komunikacion. Po ashtu, duhet pasur parasysh se nga viti 2007 numri i shoferëve është rritur mbi 50 për qind”, thonë nga KRSK. Zyrtarisht, gjatë vitit të kaluar në aksidente tragjike kanë humbur jetën 124 persona, ndërkaq një vit më herët 0 ky numër ka qenë 198 qytetar të vdekur në aksidente komunikacioni./Telegrafi/