Persona të mitur kanë gjetur bombë dore në rrugën Ordan Çopella të komunës Gazi Baba në Shkup.
Siç informojnë nga MPB, rastin e ka denoncuar H.S. dje në ora 14:05 në Njësinë për informim dhe komandë – Shkup.
Në vendin e ngjarjes ka dalur ekip nga Reparti për antiterrorizëm, i cili e ka ngritur bombën e dorës.
Po ndërmerren masa për ndiçimin e rastit./Telegrafi/