Kampionati zviceran, është mbushur nga futbollistët shqiptarë.
Gjatë javës së ardhshme do të zgjedhet edhe formacioni më i mirë i vitit 2016 në një mbrëmje gala që do të organizohet në Zurich.
Në elitën e futbollit zviceran, do të jenë në formacionin më të mirë Taulant Xhaka i Baselit dhe Ezgjan Alioski shqiptari nga Maqedonia që luan në Lugano.
Ndërkohë edhe në ligën e dytë që njihet si Challange League ka futbollistë shqiptarë.
Armando Sadiku dhe Burim Kukeli janë nga Zurichu që pothuajse ka siguruar rikthimin në elitë.
Ndërkohë në listë bënë pjesë edhe sulmuesi i talentuar, Shkëlqim Demhasaj që ka shkëlqyer me Schafhausenin. /Telegrafi/