Telegrafi

Më të mirat e xhiros së 18-të në Superligën e femrave

Ndeshje tejet interesante janë zhvilluar në kuadër të Superliga Femrat.

Derbi takoi Bashkimin e Peja 03 ku bindshëm vajzat nga Prizreni ishin më të mira për fitoren 81:66.

Sarah Mgbeike ishte më e dalluara me 27 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime e cila u ndihmua nga Arbnore Përçuku 11 pikë, 5 kërcime e plotë 18 asistime.

Në derbin e vjetër mes Penzes e Prishtinës, prishtinaset triumfuan në fund 65:82. Asianae Johnson ishte më e mira e cila kontribuoi me 27 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime si dhe Jaccqueline Luna Castro 22 pikë e 8 kërcime.

Java 18 u mbyll me ndeshjen Trepça-UnitedBasketball me rezultat 78-46 në të mirë të nikoqireve. Për vajzat nga Mitrovica Marshay Moore ishte e saktë për 36 pikë, 9 kërcime dhe 10 asistime.