Telegrafi

Më të mirat e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Superliga Femrat po vazhdon të dhuroj super ndeshje në çdo xhiro. Në kuadër të javës së 16 janë zhvilluar tri ndeshja mjaftë interesante.

Krye ndeshja u zhvillua në kryeqytet në mes Prishtinës dhe Peja 03, e ku Prishtina vazhdoi serinë pozitive duke shënuar kështu fitore e radhës me rezultat 75:62.

Dyshja amerikane Williams dhe Johnson edhe një herë tjetër patën paraqitje të shkëlqyeshme. Jade Williams me 28 pikë, 15 kërcime dhe 1 asistime kurse Asianae Johnson me 22 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime.

Fitore shënoi edhe Bashkimi ndaj Trepçës me rezultat 75:88. Adrienne Godbold debutoi në Superliga Femrat me 22 pikë kurse u ndihmua nga bashkë lojtarja Arbnore Përquku e cila shtoi edhe 19 pikë të tjera.

Edhe Penza shënoi fitore të thellë ndaj United Basketball me rezultat 68:37. Më e dalluara tek vashat pejane ishte Saranda Daci  me 17 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime.