Site icon Telegrafi

Te Milani në festë, tre lojtarët e skuadrës rezultojnë negativ me Covid-19

Milani më në fund ka marrë një lajm të mirë edhe jashtë fushës.

Gjiganti italian ishte në dy takime pa portierin e saj Gianluiggi Donnarumma si dhe mbrojtësin Matteo Gabbia dhe sulmuesin Jens Petter Hauge.

Treshja kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e diel dhe kësisoj ata i munguan Milanit ndaj Romës në Serie A të hënën dhe ndaj Spartës së Pragës të enjten në Ligën e Evropës.

Megjithatë pas testimeve të fundit, Milan ka njoftuar se tre futbollistët kanë rezultuar negativ.

“AC Milan njofton se Matteo Gabbia u testua negativisht për Covid-19 dhe ai do të ketë edhe një kontroll mjekësor para se të rifillojë aktivitetin sportiv”.

“Gjithashtu njoftojmë se Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge, të cilët kanë qenë gjithmonë asimptomatikë, janë testuar me shtupa shtesë të cilat kanë dhënë një rezultat negativ dhe ata janë autorizuar të rifillojnë stërvitjet”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Ndeshjen e radhës Rossonerët e luajnë ndaj Udineses dhe ata trajneri Stefano Pioli mund të llogaris në shërbimet e futbollistëve. /Telegrafi/

Exit mobile version